Pas eliminuan Juventusin, skuadra e Galatasaray ka arritur të besfasojë Liverpoolin në ndeshjen e parë të Champions League, faza e 1/8-ave. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi ish-mesfushori i Juventusit Lemina, në minutën e 7-të.
Në përgjithësi, ekipi anglezë ishte më kërkues, por nuk arriti të finalizoj. Polemikat nuk munguan, teksa skuadra e drejtuar prej Arne Slot gjeti golin, ama pas rishikimit në VAR, u konsiderua jo i rregullt.
Është fakt se në historinë mes këtyre dy ekipeve, Liverpool nuk ka fituar kurrë në shtëpin e Galatasaray, duke marrë trajtën e “mallkimit” për “Reds”.
Ndeshja e dytë dhe decizive për të përcaktuar çerekfinalistin do të jetë pas një jave në “Anfield Road”, ndërsa Salah me shokë do kërkojnë përmbysjen e madhe.
Galatasaray 1 – 0 Liverpool (Lemina 7')
90+5' - Përfundon ndeshja, Galatasaray fiton minimalisht në Stamboll kundër Liverpool.
73' - Liverpool gjen golin e barazimit, por pas rishikimit në VAR, konsiderohet i parregullt.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+3' - Mbyllet pjesa e parë.
7' - Galatasaray kalon në epërsi që në rastin e parë, ekipi turk shënon me Lemina.
7' Lemina
1’ – Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Galatasaray – Liverpool.
FORMACIONET ZYRTARE
GALATASARAY (4-2-3-1): Cakir; Jakobs, Bardakci, Sanchez, Singo; Lemina, Torreira; Lang, Gabriel Sar, Yilmaz; Osimhen.
Trajner: Okan Buruk.
LIVERPOOL (4-2-3-1): Mamardashvili; Gomez, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Ëirtz; Ekitike.
Trajner: Arne Slot.
Champions League: Faza e 1/8-ave
Stadiumi: “Rams Park”
Arbitër: Jesus Gil Manzano
