Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Vinicius vendos “nderin në vend” te Reali, PSG përmbys mes 5 golash! Dortmund “likujdon” Atalantën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vinicius vendos “nderin në vend” te Reali, PSG
Benfica - Real Madrid

Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e 1/16-ave. Real Madrid arriti të “hakmerrej” kundër Benficës në mes të Lisbonës, vendosi eurogoli i sulmuesit Vinicius, minuta e 50-të.

Në fundin e ndeshjes, trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, çka do të thotë se për portugezin nuk do ketë “rikthim” në “Santiago Bernabeu”. PSG si kampione në fuqi e Champions League, mposhti mes përmbysjesh Monacon 3 – 2.

Dopieta e Balogun “trembi” Parisin, por ekipi i Luis Enrique e mori “veten” me kalimin e minutave. Në të 29-të dhe 41-të, PSG barazoi përmes Doue dhe Hakimi.

Në pjesë e dytë, Doue i dha fitoren të tijve në minutën e 67-të. Dortmund nuk e diskutoi fitoren ndaj Atalantës, 2 – 0, me golat e Guirassy dhe Beier.

Benfica – Real Madrid 0 – 1 (Vinicius 50')

 50' - Vinicius

86' - Karton i kuq për trajnerin Jose Mourinho

Dortmund – Atalanta 2 - 0 (Guirassy 3', Beier 42')

3' - Guirassy

42' - Beier

Monaco – PSG 2 – 3 (Balogun 1’, 18'/Doue 29', 67' Hakimi 41')  

1' - Balogun

18' - Balogun

29' - Doue

41' - Hakimi

67' - Doue

 

 

     

Poll

Lexo gjithashtu