Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ 2 gola dhe "polemika" për penallti në "Allianz Arena"! Bayerni kujtohet vonë për hapjen e sfidës, barazim me "shije" finaleje për PSG-në

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola dhe "polemika" për penallti në "Allianz
Champions League

Bayern Munich 1-1 Paris Saint-Germain (Kane 90'+4/ Dembele 3') (5-6)

Paris Saint-Germain është skuadra e dytë finaliste që do të udhëtojë drejt Budapestit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në "Allianz Arena" përballë Bayern Munich.

Sfida në Gjermani nisi me euforizëm të madh që prej startit të saj, pasi Kvaratskhelia kombinoi në mënyrë të përkryer me Dembelen në një aksion "vdekjeprurës", me këtë të fundit që s'e kishte aspak të vështirë të godiste saktë drejt portës së Neuer, duke kaluar të tijët në avantazh. 

Bavarezët tentuan shpesh herë të gjenin dhe golin e barazimit, ndërsa në dy raste flagrante skuadra e Vincent Kompany pati dhe pretendime për 11-metërsh për prekje të topit me dorë, por për kryesorin e takimit nuk rezultoi aspak kështu.

Në minutat e fundit të pjesës së dytë erdhi dhe goli i Kane, i cili kalibroi të majtën duke lënë të mposhtur portierin e kundërshtarëve. Megjithatë, një "zgjim" i vonshëm ky për gjermanët të cilët tashmë e gjejnë veten jashtë Championsit, ndërsa PSG do të masë forcat përballë Arsenalit që mposhti të martën Atletico Madrid dhe të dyja këto skuadra do të kërkojnë të marrin trofeun më 30 maj. 

Uefa Champions League: Gjysmëfinale

Stadiumi: "Allianz Arena"

Arbitër: Joao Pinheiro (portugez)

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

BAYERN MUNICH: Neuer; Lamer, Tah, Upamecano, Stanisic, Pavlovic, Kimmich, Diaz, Musiala, Olise, Kane. Trajner: Vincent Kompany

PSG: Safonov; Mendes, Pacho, Marquinho, Zaire-Emery, Ruiz, Vitinha, Neves, Kvaratskhelia, Dembele, Doue. Trajner: Luis Enrique

 

LIVE

Mbyllet sfida në "Allianz Arena", Bayern 1-1 PSG. 

90'+4 Shënon Kane, kthehen ekuilbrat. 

Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Bayern 0-1 Paris Saint Germain. 

3' Shënon Dembele, PSG merr epërsinë. 

1' Shkelmohet topi i parë në "Allianz Arena", nis ndeshja mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Poll

Lexo gjithashtu