Janë mbyllur 7 ndeshjet e së martës, ora 21:00 në Champions League. Në këtë segment ndeshjesh u prodhuan 36 gola me një mesatare mbi 5 finalizime për ndeshje, çmenduri.
Fitorja më e thellë i përket PSG-së, 2 – 7 ndaj Bayer Leverkusen në fushën e gjermanëve. Doue ishte protagonist me dopietë, i pasuar nga golat e Pacho, Kvaratskhelia, Mendes, Dembele dhe Vitinha. Takimi më i fortë i mbrëmjes u parashikua në “letër” Arsenal – Atletico Madrid.
“Topçinjtë” triumfuan bindshëm 4 – 0, madje duke e gjetur rrjetën mike 3 herë në 6 minuta. Lojtari më i dalluar përkoi me Gyokeres. Interi bëri detyrën me saktësi ndaj Royal Union, 0 – 4.
Për zikaltërit shënuan Dumfries, Lautaro Martinez, Calhanoglu dhe Esposito. Manchester City mori 3 pikët pa “bujë” ndaj Villarreal, 0 – 2, me golat e Haaland dhe Bernardo Silva.
Befasia më e madhe erdhi nga Holanda. PSV “shpartalloi” Napolin 6 – 2. Nuk pati probleme për Borussia Dortmund kundër Copenhagen dhe Newcastel ndaj Benfica-s.
Arsenal – Atletico Madrid 4 – 0 (Gabriel 57', Martinelli 64', Gyokeres 67', 70')
57' Gabriel
64' Martinelli
67' Gyokeres
70' Gyokeres
Leverkusen – PSG 2 – 7 (Garcia 38', 54/Pacho 7', Doue 41', 45+3', Kvaratskhelia 44', Mendes 50', Dembele 66', Vitinha 90')
7' Pacho
38' Garcia
41' Doue
44' Kvaratskhelia
45+3 Doue
50' Mendes
54' Garcia
66' Dembele
90' Vitinha
Copenhagen – Dortmund 1 – 4 (Anton 34' autogol/Nmecha 20', 77', Bensebaini 61', F.Silva 87')
Newcastle – Benfica 4 – 0 (Gordon 32', Barnes 71', 83', Dadason 90')
PSV – Napoli 6 – 2 (Buongiorno 35' autogol, Saibari 38', Man 54', 80', Pepi 87', Driouec 89'/McTominay 31', 86')
Royal Union – Inter 0 – 4 (Dumfries 41', Martinez 45+1', Calhanoglu 53', Esposito 76')
41' Dumfries
45+1' Martinez
53' Calhanoglu
76' Esposito
Villarreal – Manchester City 0 – 2 (Haaland 17', B.Silva 40')
17' Haaland
40' B.Silva
