Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Lë prapa Shevchenkon dhe Ibrahimovic, Erling Haaland ngjitet në renditjen e golashënuesve të Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Lë prapa Shevchenkon dhe Ibrahimovic, Erling Haaland ngjitet në
Erling Haaland

Manchester City u mposht me përmbysje nga Real Madrid mbrëmjen e djeshme në Champions League. Madrilenët triumfuan 3-2 ndaj anglezve, me Erling Haaland që shënoi dopietë për ekipin e Pep Guardiolës, por që nuk mjaftoi për t’i siguruar fitoren ekipit të tij.

Por nëse në anën kolektive 2 golat e tij nuk patën rezultat, në atë personale sulmuesi norvegjez vazhdon të shkuajë historinë. Kjo pasi me dopietën e tij tashmë ka kaluar në renditjen e golashënuesve të Champions League emra të njohur, teksa tashmë mban vendin e 10-të në renditje.

Kështu Haaland ka lënë prapa në këtë listë Zlatan Ibrahimovic dhe Andriy Shevchenko. 24-vjeçari ka shënuar 49 gola në 48 ndeshje në Champions League, ndërsa Shevchenko ka shënuar 48 gola në 100 ndeshje, ndërkohë Ibra ka shënuar të njëjtin numër golash, por e ka arritur në 124 ndeshje. Sigurisht që norvegjezi do të vazhdojë të ngjitet në renditje, pasi ka minimalishte edhe në ndeshje në Champions për të luajtur në këtë sezon, ku do të sfidojë Realin në “Bernabeu”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga