
Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Dortmund e cila do të luhet nesër në Gjermani në orën 21:00 e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Champions League.
“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti. Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim.
Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare. Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë”.