Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Krunic: Humba pika referimi nga largimi i drejtuesve, nuk u ndjeva më i vlerësuar te Milani

Shkruar nga NEWSPORT
Krunic: Humba pika referimi nga largimi i drejtuesve, nuk u ndjeva më i
Pioli dhe Krunic

Që pas largimit të tij në merkaton e verës nga kampionati italian, Rade Krunic rikthehet të luajë në “San Siro”, por kësaj radhe si kundërshtar ndaj Milanit. Në konferencën për shtyp për mediat, mesfushori boshnjak ka folur dhe për lamtumirën e tij nga kuqezinjtë.

“Te Milani kam pasur shumë pika referimi, si Pioli. Më duhet të them të vërtetën, që kur u larguan Maldini, Massara, por edhe Ibrahimovic, humba shumë pika referimi.

Nuk u ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e rinj si më parë, ishte koha e duhur për një largim.”

Rikthimi në “San Siro”: “Këto janë ndjesi të pabesueshme, mezi prisja të vija sërish në këtë stadium. Isha në Milano dy muaj më parë për të luajtur kundër Interit, por kjo është diçka tjetër. Mezi pres të luaj nesër.” – u shpreh Krunic në konferencë për shtyp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga