Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Kolo Muani po ngre nivelin e skuadrës”, Motta para PSV: Synojmë raundin e 1/8-ve

Shkruar nga NEWSPORT
“Kolo Muani po ngre nivelin e skuadrës”, Motta para PSV:
Thiago Motta

Pas gati gjashtë muajsh nga përballja e tyre e fundit, Juventusi dhe PSV Eindhoven do të përplasen sërish, por në raundin Play Off të Champions League. Sfida e parë do të luhet në Torino, ndërsa e dyta në Holandë. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i bardhezinjve Thiago Motta doli në konferencë për shtyp për mediat.

“PSV Eindhoven? Sfidë e rëndësishme, është një ndeshje e madhe që luhet me forcë të plotë. Duhet të luajmë një ndeshje të tillë për t’u kualifikuar. Synimi ynë është të arrijmë në raundin tjetër, shumë gjëra kanë ndryshuar në ekip nga ndeshja e fundit me PSV. Më pëlqen si funksionon grupi dhe si janë bashkë çdo ditë.

Kolo Muani? Ai është shumë lojtar i mirë, por edhe shokët e skuadrës ishin të mirë me të. Ky është një kolektiv, një ekip. Kolo Muani po ngre nivelin e skuadrës me cilësitë e tij. Ai po bën shumë mirë edhe sepse bashkëlojtarët e tij po ecin shumë mirë dhe po e ndihmojnë shumë.

Vlahovic? Atë e shoh shumë mirë si gjithë të tjerët. Të gjitha jën të motivuar, kemi shumë lojtarë në organikë dhe nuk mund t’i vendos të gjithë. Të gjithë janë gati për të luajtur një ndeshje të madhe. E llogarisim Vlahovicin dhe ai do t’i japë një dorë të madhe skuadrës.

Mungesat? Cambiaso nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme. Gjithashtu në dispozicion nuk do të kem as Bremer, Cabal, Kalulu, Milik dhe Adzic”, u shpreh Motta.  

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga