Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Lillen mbrëmjen e djeshme në Champions League. “Zonja e Vjetër” ia doli që në minutën e 60-të të shënonte golin e barazimit për të marrë 1 pikë në një transfertë të vështirë.
Pas kësaj sfide Thiago Motta ka theksuar se nuk është i kënaqur aspak me rezultatin, pasi loja e skuadrës ishte e mirë. Ndaj Lille ishte e vështirë të sulmoje, por në përgjithësi jam i kanqur me lojtarët.
“Ne donim një tjetër rezultat. Kemi krijuar shumë raste të mira për ta pasur fitoren, por në fund ka përfunduar 1-1. E them këtë gjë sepse jam shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës.
Në fazën ofensive në 20 metrat e fundit mund të bënim më mirë, sidomos në pjesën e parë. Lilë ishte një skuadër që po na priste dhe kërkonte të na kapte në befasi me anë të kundërsulmeve. Lilë e dinte çfarë duhet të bënte dhe e bëri mjaft mirë. Ishte një ndeshje e bukur, por tani le të fokusohemi te ndeshja e radhës.
Kur pëson një gol ka gjithmonë një gabim që e shkakton atë, por në përgjithësi ishte një ndeshje e luajtur mirë nga skuadra dhe duhet të vazhdojmë atë që jemi duke bërë. Ndaj Lilës ishte e vështirë të sulmojë, por ne kemi bërë mjaft mirë sidomos nga krahët. Jam i kënaqur me lojtarët”, ka theksuar Motta.