
Real Madrid do të ka udhëtuar në Angli për t’u sfiduar me Manchester Cityn në çerekfinalen e kthimit të Champions League. Përballja e parë mes tyre ka përfunduar 3-3 në “Bernabeu” dhe në orën 21:00 në “Etihad” do të luftohet për biletën e kualifikimit në gjysmëfinale.
Për këtë sfidë ka folur Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se do t’i krijojnë probleme kundërshtarëve. Ndër të tjera nënvizoi se Guardiola të rrijë i qetë, pasi nuk ka për të bërë magji në “Etihad”.
“Asgjë nuk më mban zgjuar, ndoshta po të haja shumë … Ne kemi besim se do t’u krijojmë probleme.
Çfarë i kërkon Bellingham? Atë që u kërkoj të tjerëve, të punojë për ekipin. Pastaj, nëse do të shënojë, do të jetë avantazh për ne. Është lojtar shumë i mirë, modern. Ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të së ardhmes së Realit të Madridit.
Haaland nuk pati një performancë të mirë në ndeshjen e parë… - Ai është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ata kanë. Fakti që nuk është paraqitur mirë, është meritë e mbrojtjes sonë, por ai mund të jetë qendërsulmuesi më i mirë në botë. Ai është shumë i rrezikshëm.
Guardiola tha se e kishe surprizuar në ndeshjen e parë. A keni rezervuar ndonjë surprizë tjetër? Jo, jo. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Guardiola mund të jetë i sigurt, nuk do të bëj magji”, ka përfunduar timonieri italian.