Manchester City, fituesit e Champions League në finalen e Stambollit para 2 vjetësh janë afër një rekordi historiknë këtë kompeticion.Bëhet fjalë për ecurinë më të gjatë ndonjëherë pa pësuar humbje.
Vendin e parë për momentin e mbajnë rivalët e qytetit, “Djajtë e Kuq”. Manchester United nën drejtimin e të madhit Sir Alex Ferguson përgjatë periudhës kohore 2007-2009 kanë regjistruar 25 ndeshje pa humbje.
“The Citizens” mbajnë vendin e dytë në këtë listë me 24 ndeshje pa shijuar ndjesinë e humbjes. Kjo seri ka nisur qysh prej edicionit 2022-2023 ku “Blutë” arritën t’i shkonin deri në fund kompeticionit elitar.
Në listë gjenden emra të mëdhenj si Ajax,Bayern Munchen me ecuri prej 19 takimesh të dyja dhe Barcelona me seri prej 16 takimesh brenda sezonit 2011-2012.
City-T i duhet vetëm të dali pa rezultat negativ në ndeshjen e radhës ndaj çekëve të Sparta Prague brenda në “Etihad Stadium” për të barazuar rekordin e më pas synimi do të jetë siguridjt thyerja e tij.