
Manchetser City po përpiqet të hedhë pas barazimin në fundjavë me Crystal Palace në Premier League duke synuar një fitore mbrëmjen e nesërme ndaj Juventusit në Champions League.
Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i “citizens” Pep Guardiola ka folur për mediat. “Juventusi është Juventus, ata janë skuadra më e mirë në Itali, një klub historik.
Juve është mësruar të luajë nën presion, kanë shumë cilësi si ekip. Motta ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Bologna. Jam i sigurt se Juventusi do të rikrijojë atë që trajneri dëshiron, mezi pres ta takoj atë nesër.
Jemi në një situatë ku luajmë për të fituar. Në disa ndeshje kemi barazuar ose kemi humbur. Kemi pasur ndeshje të vështira, tani duhet të përpiqemi të kualifikohemi në raundin tjetër.” – u shpreh Guardiola për mediat.