
Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2-0 në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Pas kësaj sfide, ka folur edhe sulmuesi Joselu. Spanjolli ishte në huazim nga Espanyol për këtë sezon, por për aq sa iu dha mundësia u kthye në protagonist. Ai thotë se ëndrra e tij është realizuar, pasi para dy vitesh ishte thjeshtë një tifoz, ndërsa sot e fitoi Championsin si një prej “Los Blancos-ve”.
“Unë jam i frymëzuar nga Kroos, Ramos, nga lojtarët që duan të fitojnë dhe vazhdojnë ta bëjnë diçka të tillë. Kjo klmoi edhe në këtë finale. Sezoni im? Kur vjen te Reali, i di karakteristikat e tua. Jam i kënaqur me atë që kam mundur të jap.
Për dy vite radhazi kam qenë në tribuna dhe unë kam qenë gjithmonë një madrilen, ëndrra ime u realizua. Por kur je brenda kësaj gjëje dhe të presin rreth 300 njerëz për të bërë intervista, ti atëherë e kupton se çfarë klubi është Real Madrid”, është shprehur Joselu.