Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Jo vetëm faktori shtëpi, Bayern i favorizuar ndaj PSG-së edhe për shkak të historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm faktori shtëpi, Bayern i favorizuar ndaj PSG-së edhe
PSG - Bayern Munich

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen mbrëmjen e sotme, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të nisë në orën 21:00.

Një sfidë “titanësh”, ku pritet spektakël i jashtëzakonshëm në fushë dhe tribuna. Mirëpo, bavarezët vijnë pak më shumë të favorizuar në ndeshjen e sotme dhe kjo jo vetëm për shkak të faktorit shtëpi.

Në 17 sfida që këto dy ekipe janë përballur, Bayerni ka fituar 9 prej tyre, ndërsa në 8 të tjera ka triumfuar PSG. Pra, historia favorizon bavarezët, por sonte mund të vendoset edhe baraspesha e statistikave.

Kujtojmë që në “folenë” e tij, Bayerni kërkon përmbysjen e madhe ndaj PSG-së. Sfida e parë përfundoi mes spektaklit me shifrat 5-4 në favor të parisienëve, rezultat që mban në lojë bavarezët.

Poll

Lexo gjithashtu