
Borussia Dortmund padiksutim ka bërë suprizën më të mirë në Champions. Skuadra gjermane la edhe një vit tjetër Kylian Mbappe dhe PSG-në pa trofeun e Champions League.
Verdhezinjtë ia dolën të triumfojnë po 1-0 ndaj parizienëve edhe në sfidën e dytë mes tyre, duke prerë biletën e finales së madhe me rezultat të përgjithshëm 2-0. Pas këtij triumfi spektakolar ka folur Edin Terzic, i cili po shijon finalen e parë të një kompeticioni të tillë.
“Para ndeshjes së parë kundër PSG-së, folëm për herë të parë se sa i ishim afruar rrugëtimit për në Londër, shumë ishin të hutuar. Vitin e kaluar humbëm kampionatin në javën e fundit, në shtëpi, tani jam i lumtur që mund t’u jap diçka tifozëve. E kuptuam se mund të ishim surpriza e këtij Championsi, u rritëm në çdo ndeshje
Jam i lumtur dhe krenar, nëse fiton dy gjysmëfinalet do të thotë se finalja është e merituar. Ne po bëjmë një rrugëtim të bujshëm në Champions dhe e kemi kthyer ëndrrën në realitet.
Real apo Bayern? Cilado skuadër që e fiton gjysmëfinalen tjetër do të jetë favorit në Londër, por ne do ta luajmë dhe sinqerisht nuk më intereson se cili kundërshtar do të jetë. Është një krenari e madhe për të luajtur këtë ndeshje me ekipin tim”, përfundoi timonieri i gjermanëve.