Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Java e 7 e Champions shfaqi shumë episode, UEFA shpall katër lojtarët më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 7 e Champions shfaqi shumë episode, UEFA shpall katër
Raphinia

Padyshim java e 7-të e Champions League që lamë pas ishte e mbushur me shumë episode interesante. Nga humbjet e Manchester Cityt dhe e Bayern Munchen e deri te vazhdimësia perfekte e Liverpool.

Ditën e sotme, faqja zyrtare e Uefa Champions League ka bërë të ditur dhe katër lojtarët më të mirë të kësaj jave. Vendin e parë në renditje e zë Julian Alvarez i Atletico Madrid, i cili me dy golat e tij përmbysi Bayer Leverkusenin.

I dyti Luuk De Jong i PSV i cili kontribuoi në firoten e ekipit të tij me shifrat 3-2 duke realizuar dy gola. Vinicius Junior renditet i treti në këtë listë i cili gjithashtu realizoi dy gola për Real Madridin ndaj Salzburgun.

Dhe në vendin e katërt ndodhet Raphinia, i cili realizoi dy gola si emrat e mësipërm në “Remontadën” e Barcelonës ndaj Benficës me shifrat 5-4.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA Champions League (@championsleague)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga