Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ishim në një nivel të lartë”, Mikel Arteta pas fitores me Realin: Sfida e kthimit është e ndryshme, të jemi vetvetja

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim në një nivel të lartë”, Mikel Arteta pas
Mikel Arteta

Arsenali mori një fitore të rëndësishme ndaj Real Madrid në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” triumfuan 3-0 në shtëpi ndaj madrilenëve në çerekfinalen e parë mes tyre në Champions League.

Pas këtij suksesi ka folur Mikel Arteta. Trajneri i anglezve theksoi se skuadra bëri gjithçka siç dihet dhe ky është një hap i sigurtë për sfidën e radhës. Por pavarësisht fitores 3-0, Arteta i bën thirrje skuadrës së tij të jenë vetvetja edhe në Madrid në sfidën e kthimit, pasi siç dihet “Los Blancos” mund të bëjnë gjithçka për fitoren.

“Ndeshja? Së bashku, ne ishim në një nivel shumë të lartë. Ne patëm disa raste të rrezikshme në pjesën e parë. Pas kësaj, gjithçka ka të bëjë me momentet magjike të prodhuara nga lojtarët. Ajo që bëri Rice ishte e pabesueshme.

Rice? Është kaq e vështirë të besohet se nuk kemi shënuar një goditje dënimi që nga shtatori 2021. Dhe ai kurrë nuk ka shënuar një goditje dënimi më parë.

Sfida e kthimit? Ne e dimë kundërshtarin me të cilin përballemi dhe mënyra për t’u përgatitur do të jetë të luajmë njësoj atje, të jemi vetvetja. E dimë se ndeshja e dytë e play-off-it është gjithmonë shumë e ndryshme nga ajo që pamë sot”, ka deklaruar Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga