Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ishim më mirë se Reali”, Gasperini pas humbjes: Kjo ndeshje është mësim

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim më mirë se Reali”, Gasperini pas humbjes: Kjo
Gasperini

Atalanta u mposht nga Real Madrid në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për raundin e 6-të të Champions. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Bergamos, përfundoi 2-3 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ekipit italian, Gian Piero Gasperini.

“Krahasuar me finalen e Superkupës, ne sot ishim më mirë. Kishim ndjesinë që mund të fitonim. Edhe pse në pjesën e parë ne bëmë mirë, duhet ta pranoj që duhet të konkretizonim. Unë jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, por ka situata që duhet t’i shqyrtojmë.

Ne luajtëm pak ngadalë ç’është e vërteta. Luajtëm mirë, por mund të ishim akoma më të rrezikshëm sesa ishim. Një ndeshje si kjo do të jetë një mësim i madh. Na vjen keq që morëm këtë humbje, por do të marrim veten shumë shpejt”, tha Gasperini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga