Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Inzaghi: Nevojitet një tjetër paraqitje e shkëlqyer për të kaluar Bayernin në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Inzaghi: Nevojitet një tjetër paraqitje e shkëlqyer për
Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi , foli për “Sky Sport” përpara ndeshjes së nesërme në mbrëmje kundër Bayern Munich në “San Siro”, takimi i kthimit të çerekfinaleve në Champions.

Rivali? Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është ndeshja, nuk duhet të marrim parasysh rezultatin e duelit të parë, por të fillojmë nga paraqitja e shkëlqyer në Allianz Arena. E dimë se do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer për të kaluar në turin tjetër".

Taktika? Do të jetë një ballfaqim si ajo që pamë në Mynih, ku nga njëra anë do të duhet të vuajmë dhe nga ana tjetër do të kemi edhe shanse me topin në këmbë. Jemi të vetëdijshëm që kemi një kundërshtar të madh që mund të shkaktojë probleme në çdo moment".

Reagimi i Kompany? Këtë i jam përgjigjur tashmë në konferencën për shtyp pas Cagliarit, ne festuam normalisht me njerëzit tanë që ishin të pranishëm në Mynih. Tani e dimë që akti i dytë do ta luajmë në stadiumin tonë”, e mbylli “timonieri” i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga