
PSG-ja ia doli që mes spektaklit të sigurojë kualifikimin në çerekfinalen e Champions League, pasi mposhti Liverpool. Francezët ai dolën që të fitonin 1-0 ndeshjen e dytë, duke barazuar rezultatin e sfidave 1-1 dhe pas “ruletës ruse” fati i buzëqeshi “djemve” të Luis Enriques.
Pas këtij suksesi ka folur Marquinhos, i cili ishte majft i lumtur për arritjen e skuadrës së tij. Ndër të tjera nënvizoi se ata luftuan në të dyja sfidat dhe e kanë merituar kualifikimin.
“Kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme, e merituam këtë kualifikim në të dyja ndeshjet.
Nuk ka konkurrencë. Futbolli nuk i jep gjithmonë meritat atyre që e meritojnë. Jam i lumtur që ia dolëm mbanë sot sepse e merituam vërtet; është një ditë e veçantë për ne.
Të gjithë, stafi, po bëjnë një punë të shkëlqyer. Jam shumë i lumtur. Nuk ka kufij, por ne duhet të përmirësohemi gjithmonë dhe të mos ndalemi këtu. Kjo ndeshje mund të ishte një finale, por ne jemi në fazën e 16 dhe ka ende shumë punë për të bërë”, ka theksuar futbollisti i PSG-së.