Sfida mes Manchester City dhe Bayer Leverkuse, e cila ishte e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League u mbyll me rezultatin 0-2. Shifra zhgënjyese pasi ekipi zbriti në fushë me një formacion titullar dhe kishte shumë pritshmëri.
Humbja nuk u prit mirë si fillim nga tifozët por nga ana tjetër edhe mediat britanike nuk kanë kursyer titujt dhe kritikat. Pjesë e të cilave vendosin në mëdyshje, aftësitë e trajnerit Pep Guardiola.
Shtypi anglez ka fajësuar trajnerin për gjendjen në të cilën ata janë, duke i bërë “jehonë” faktit se tekniku katalanas nuk i dha rëndësinë e duhur ndeshjes.
“Në ndeshjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, Guardiola “i qëlloi vetes në këmbë”, duke marrë një rrezik të panevojshëm me një formacion tepër të dobët për një natë evropiane”, shkruan “The Independent”.
Kujtojmë se Manchester City, momentalisht renditet i 6-ti në Champions League. Pas 5 ndeshjeve të luajtura, “Qytetarët” kanë grumbulluar 10 pikë.
