Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Histori dashurie mes Realit dhe Champions”, Fiorentino Perez: Shkojnë dhe vijnë por trofeu mbetet i yni

Shkruar nga NEWSPORT
“Histori dashurie mes Realit dhe Champions”, Fiorentino Perez:
 

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2 me 0 në finalen e Champions League përballë Borussia Dortmund.

Pas ndeshjes në Wembley foli Fiorentino Perez. Presidenti i madrilenëve nuk i kurseu fjalët, ndërsa shprehte emocionet e mëdha.

“Është një natë e mrekullueshme sepse ky kompeticion është ai që ne pëlqejmë më shumë. Santiago Bernabeu e krijoi dhe na bëri të rëndësishëm në rang botëror. Çdo herë që ne e fitojmë ka një satisfaksion mes lojtarëve, presidentit dhe gjithë tifozëve në botë.

Është një histori dashurie mes Real Madrid dhe Champions League. Disa largohen dhe të tjerë vijnë, por ky kompeticion mbetet i yni. Secili punon shumë fort dhe jemi shumë të lumtur”, u shpreh Perez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga