
Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Dortmund në çerekfinalen e Champions League. Katalanasit triumfuan 4-0 ndaj gjermanëve, duke hedhur një hap të sigurtë për gjysmëfinalen.
Hansi Flick ishte mjaft i lumtur për këtë sukses, teksa nënvizoi se kur skuadra luan mirë, do të shënojë edhe shumë gola. Ndër të tjera bëri të ditur se pse zëvendësoi Lamine Yamal me Ansu Fati.
“Ne luajtëm shumë mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur luan kështu, shënon gola dhe kjo është ajo që ndodhi.
Zëvendësi i Yamal? Lamine kishte luajtur shumë minuta, kështu që ishte mirë t’i jepja pak pushim dhe t’i jepja Ansus disa minuta, pasi ai po stërvitet shumë mirë, kështu që ai meritonte të luante”, ka theksuar gjermani.