
PSG-ja ka udhëtuar në Barcelona për të sfiduar skuadrën e Xavi Hernandez në çerekfinalen e kthimit mes tyre në Champions League. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy skuadrave që kërkojnë kualifikimin, me sfidën e parë që ka përfunduar 3-2 në favor të katalanasve.
Parizienët janë të bindur se do të arrijnë të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohet për në fazën tjetër të Champion. Madje Achraf Hakimi, i cili mungoi në sfidën e parë për shkak kartonësh, thekson se skuadra është më e motivuar se kurrë për të luajtur kundër blaugranave.
"Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar. Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren.
Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë”, tha Hakimi.