Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Guirassy “mpreh shpatat” përpara ballafaqimit me Barçën në Champions:  Gati t’i mposhtim

Shkruar nga NEWSPORT
Guirassy “mpreh shpatat” përpara ballafaqimit me
serhou guirassy

Borussia Dortmund do të udhëtojë në Barcelonë me shpresën për të marrë me vete një rezultat pozitiv në tokën spanjolle. Teksa nga analistët duket gati “mison i pamundur”, marrë shkasë nga ecuria fantastike e skuadrës katalanse. Gjithësesi, sulmuesi Serhou Guirassy gjen guximin të kërcënoj mbrojtjen e Barcelonës në çerekfinalet e nesërme të Champoinsit, kur ata do të përballen me Borussia Dortmundin .

Qendërsulmuesi Guineas është golashënuesi i dytë më i mirë në kompeticionin e UEFA-s me 10 gola, një më pak se Raphinha dhe para se të niset për në Barcelonë ka fryrë “gjoksin” në disa deklarata të lëshuara në mikrofonat zyrtarë të klubit verdhezi.

“Barça? Numrat flasin vetë. Ata janë një ekip i mrekullueshëm dhe janë në momentin e tyre më të mirë. Por ne jemi të fokusuar te vetja, te Borussia Dortmund, dhe duam të ofrojmë performancën më të mirë të mundshme. Gati ti mposhtim.

Humbja? Një ndeshje të pabesueshme dhe shtoi se rezultati nuk ishte pozitiv për ne, por tani është një sfidë e dyfishtë, kështu që gjithçka është ndryshe dhe të dyja skuadrat do ta ngrenë nivelin.

Avancimi? Si të gjithë futbollistët, ju jetoni për momente kaq të veçanta. Shumë në ekip tashmë kanë luajtur një finale të Champions League dhe duan ta rijetojnë atë. Dhe pikërisht për këtë luani futbol, të përjetoni ndeshje kaq të veçanta, si çerekfinalet. Ne jemi të gjithë shumë të motivuar për të fituar", pohoi Guirassy.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga