
Zinedine Zidanë është një nga trajnerët më të përfolur kohët e fundit. Edhe pse aktualisht është i papunë që prej largimit nga Real Madrid, sërish francezi vazhdon të përflitet për të ardhmen e tij.
E padiskutim nuk ka si t’i shmanget pyetjes se cili ekip mes Real Madrid dhe Bayern Munich do të mund të kualifikohet në finalen e Champions. Nga Miami ku ishte prezent për të parë nga afër Çmimin e madh të Formula 1, ai theksoi se Reali do të triumfojë, të paktën kështu shpreson.
“Reali. Epo, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Hala Madrid siempre”, ka theksuar Zidane. Kujtojmë se gjysmëfinalja e kthimit mes madrilenëve dhe bavarezve do të luhet ditën e mërkurë në “Santiago Bernabeu” në orën 21:00.