Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Tuchel në versionin 'Baba Vanga': Gnabry rikthehet dhe i shënon Realit!

Shkruar nga NEWSPORT
Tuchel në versionin 'Baba Vanga': Gnabry rikthehet dhe i
Serge Gnabry dhe Thomas Tuchel

Me Champions Leaguen që është i vetmi kompeticion ku Bayern Munich është në garë, duhet dhënë maksimumi për t’i shkuar deri në fund. I gjithë stafi dhe lojtarët janë të fokusuar te Real Madrid, ekip me të cilin bavarezët do të përballen në gjysmëfinale.

Thomas Tuchel në krahun tjetër ka folur së fundmi duke dhënë dhe disa informacione mbi gjendjen e Leroy Sane dhe Serge Gnabry. Gjithashtu, tekniku gjerman bën dhe disa ‘parashikime’ duke u bërë si e famshmja "Baba Vanga", duke thënë se Gnabry do të jetë i gatshëm madje do t’u shënojë madrilenëve.

“Serge Gnabry do të jetë i gatashëm të martën ndaj Real Madrid. Mendoj se do të luaj dhe do të shënoj gol, por mbetet të mësohet nëse do ta nisë nga fillimi ndeshjen apo do të e fillojë sfidën nga stoli.

Në anën tjetër, situatën e Leroy Sane po e monitorojmë ditë pas dite. Është një garë kundër kohës, por për momentin ai po stërvitet veçmas. E kam të pamundur të bëj një parashikim përsa i përket Sane”, është shprehur Thomas Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga