
Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme në Champions, pasi mposhti 3-2 skuadrën e PSG-së në transfertë. Një fitore që i çon katalanasit shumë afër kalimit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Pas këtij triumfi Xavi Hernandez thekson se për të është një moment krenarie. Ndër të tjera dëshiron të mbajë ekipin me “këmbë në tokë”, ndërsa thekson se ende Parisi mbetet favorit.
“Nuk jemi shumë larg Real Madridit apo Man Cityt. Është një moment për të qenë krenarë, një fitore e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Por ne jemi në gjysmë të rrugës, do të jetë shumë e vështirë në Barcelonë.
Unë jam tifoz i Barcelonës dhe jam krenar, por nuk ka mbaruar. Kemi pasur disa ditë për të punuar dhe skuadra ka bërë një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Është një ndeshje për të qenë krenarë.
Nëse jemi më afër gjysmëfinales? Favorit është ende Parisi.
Mendoj se e kemi ndalur shumë mirë PSG-në, jo vetëm Mbappen. Puna në mbrojtje ka bërë diferencën”, ka thënë Xavi.