Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Fituan Champions League, Carlo Ancelotti: Dortmundi na vështirësoi pjesën e parë, por morëm atë që donim

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan Champions League, Carlo Ancelotti: Dortmundi na vështirësoi
Carlo Ancelotti

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2-0 në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

“Ishte një ndeshje e vështirë, veçanërisht në pjesën e parë. Por, më pas ne arritëm të rrisim ritmin, intensitetin e lojës duke arritur te rezultati, duke marrë atë që donim. Ne rritëm gjithashtu edhe përqendrimin dhe bëmë shumë më mirë në pjesën e dytë.

Në finale është vendimtare të llogarisësh edhe lojtarët që futen në lojë më vonë, pra lojtarët e pankinës. Por gjithçka shkoi ashtu siç ne donim, pra jemi shumë të lumtur me fitimin e Champions League”, është shprehur Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga