Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Finalja PSG – Arsenal, Arteta “kokë më kokë” me Enriquen për të dominuar Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja PSG – Arsenal, Arteta “kokë më kokë” me
Finalja e Champions League, PSG - Arsenal

Paris Saint-Germain dhe Arsenal do të masin forcat më 30 maj në finalen e madhe të Budapestit, aty ku do të caktohet dhe fituesi i këtij edicioni në Champions League.

Pasi eleminuan në gjysmëfinale dy nga pretendentët e këtij kompeticioni si Atletico Madrid dhe Bayern Munich, dueli franko-anglez pritet të dhurojë të tjera emocionale për 90 minuta, aty ku dy strategët, Luis Enrique dhe Mikel Arteta do të vënë planin e tyre në funksion për të dominuar kontinentin europian.

Rruga për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë për të dyja këto skuadra, pasi janë dashur të kalohen “sprova” të vështira për të bërë realitet këtë ëndërr madhështore. Parisi “ka hequr qafe” emrat si Monaco, Chelsea Liverpool, ndërsa “Topçinjtë” kanë një ecuri të jashtëzakonshme dhe nuk e njohin humbjen këtë edicion duke u bërë një “fortesë” e pathyeshme.

Një tjetër trofe për t’u fituar këtë sezon, pasi francezët dhe anglezët janë duke kryesuar bindshëm kampionatet respektive dhe “repertorët” do të fokusohen plotësisht në mbrëmjen magjike të kësaj superndeshje, e cila do të nisë në orën 18:00.


 

Poll

Lexo gjithashtu