Bayerni do të presë Real Madridin në aktin e dytë çerefinal, pas fitores në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” të fituar nga bavarezët në shifrat 2-1.
Për këtë duel, UEFA ka caktuar dhe gjyqtarin që do të vendos drejtësi në “Allianz Arena”. Bëhet fjalë për kryesorin sloven Slavko Vincic, i cili 6 vite më parë është arrestuar për veprat penale si posedim armësh, drogë dhe prostitucion.
Sa i takon ndeshjeve që ai ka gjykuar ku Bayerni dhe Reali kanë zbritur në fushë, gjermanët kanë 2 fitore, 2 barazime dhe një humbje, kjo e fundit edicionin e kaluar përballë Barcelonës. Ndërsa, spanjollët numërojnë tre fitore dhe 1 humbje, këtë të fundit në shtëpi përballë Milanit në të njëjtin edicion.
Përballja e kësaj të mërkure mes dy skuadrave pretendente për të fituar këtë kompeticion, do të përcaktojë dhe emrin e katërt gjysmëfinalist, pasi paraprakisht të martën do të luhen sfidat mes Atletico-Barcelona dhe Paris Saint-Germain-Liverpool, ndërsa në një kohë me duelin gjermano-spanjoll do të nisë në të njëjtin orar dhe Arsenal-Sporting.
