Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Favorit për Topin e Artë, Vinicius Jr: Besoj se jam më i miri, dua ta fitoj Championsin 6 herë

Shkruar nga NEWSPORT
Favorit për Topin e Artë, Vinicius Jr: Besoj se jam më i miri,
Vinicius

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2 me 0 në finalen e Champions League përballë Borussia Dortmund.

Pas ndeshjes foli Vinicius Jr. 23-vjeçari brazilian është ndër favoritët për të fituar Topin e Artë, pas sezonit mbresëlënës me Realin.

“Jam shumë i lumtur që kam fituar një tjetër Champions League. Është diçka e jashtëzakonshme. Jo çdokush mund ta përjetojë dhe ta fitojë disa herë. Duket sikur është e lehtë të vish deri këtu dhe të fitosh.

Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit, me gjithë dëmtimet që patëm. Jam i lumtur që jam këtu prej kohësh. Shpresoj që presidenti të më rinovojë kontratën përsëri sepse dua të qëndroj këtu përgjithmonë dhe të vazhdoj të bëj histori si Carvajal, Nacho, Modric ose Kroos. Ata kanë fituar Champions League 6 herë dhe na treguan neve si. Dua të jem si ata. Dua të pensionohem këtu, dhe pse mendoj që njerëzit e Flamengos nuk do ma lejojnë.

Është e vështirë të fitosh Topin e Artë për shkak të gjithë procesit pas tij, por besoj te çfarë më thonë njerëzit me të cilët rri çdo ditë. Më thonë se jam i miri dhe përfundoj duke e besuar”, u shpreh Vinicius.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga