Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Enrique i bindur: Kualifikoheshim edhe pa kartonin e kuq të Araujos, e dija se do të kisha kundërshtar Dortmundin

Shkruar nga NEWSPORT
Enrique i bindur: Kualifikoheshim edhe pa kartonin e kuq të Araujos, e dija
Luis Enrique

PSG-ja u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League pasi mposhti 4-2 Barcelonën në transfertë, teksa dueli i parë mes tyre kishte përfunduar 3-2 në favor të katalanasve, por kampionët e Ligue 1 sigurojnë kalimin në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me barçën që luajti më shumë se gjysmën e lojës me një lojtar më pak, pasi Araujo do të ndëshkohej me karton të kuq. Pas ndeshjesh, Luis Enrique do të theksonte se ishte i sigurtë që skuadra e tij do të fitonte edhe nëse Araujo nuk do të ndëshkohej me karton të kuq.

“Ka qenë e vështirë të luash kundër Barçës nga një nivel sentimental. Shpresoj të mos luaj më shumë kundër Barçës. Xavi ka bërë punë të madhe dhe shpresoj ta shoh gjatë te Barcelona. E dinim se do të ishte një lojë me gola dhe ishim të përgatitur për të gjitha skenarët. Ata filluan të humbin para se të luhej një çerek ore. Nuk e kam parë atë rast, por zakonisht nuk i gjykoj gjyqtarët. Përjashtimi është padyshim një faktor i rëndësishëm, por rezultati është i drejtë. Do të fitonim këtë sfidë edhe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq për Araujon”, ka përfunduar Enrique.

Kujtojmë se kundërshtari i radhës për PSG-në do të jetë Dortmundi, me gjermanët që përmbysën Atletico Madrid për të siguruar kualiifkimin në fazën tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga