
Borussia Dortmund do të presë në shtëpi PSG-në për t ëbërë ems tyre llogaritë e gjysmëfinales së parë mes tyre në Champions League. Duel mjaft i rëndësishëm që do të startojë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park”.
Gjermanët luajnë në shtëpi dhe kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj gjigandëve francezë. Trajneri i gjermanëve, Edin Terzic theksoi se PSG-ja nuk është vetëm Mbappe dhe nëse mund të foksusohen vetëm tek një lojtar, skuadra mund ta pësojë nga futbollistët e tjerë.
“Shpesh pyesim veten se si mund ta ndalojmë, por nëse fokusohemi vetëm tek ai, të tjerët mund të na bëjmë dëm në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Qëllimi është krijimi i një avantazhi të vogël në funksion të ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 apo 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi, çelësi është të kemi posedimin e topit”, ka theksuar Terzic.