
Egnatia
Ballkani dhe Deçiq fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme mbyllën aventurën e tyre në Champions League. Ndërkohë ditën e sotme dy ekipe të tjera shqiptare do të zbresin në fushë për të tentuar kualifikimin.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Strugës dhe Slovan Bratislavas, ora 17:00. Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani është mposhtur 4-2 në duelin e parë dhe në “SRC Biljanini Izvori” do të tentojë përmbysjen e madhe për të kaluar në turin tjetër.
Ndërkohë në orën 21:00 do të jetë radha e Egnatias të kërkojë fitoren. Rrogozhinasit janë mposhtur 1-0 në duelin e parë me Borac Banja Luka dhe në “Elbasan Arena” do të tentojnë fitoren për të shpresuar më pas te kualifikimi në fazën tjetër.

Ndeshjet e sotme ne Champions
Poll