Inter-Barcelona do të jetë kryefjala e gjysmëfinales së dytë të Champions League. Fakti që takimi i parë përfundoi me brazimin spektakolar 3-3, i shton dozat e emocioneve.
Një nga kujtimet më të bukura të zikaltërve kundër Barçës përkon me vitin 2010, periudhë kur ata fituan 3-1 në Milano dhe arritën të siguronin finalen e madhe, duke korrur suksese në komepticion. Një nga protagonistët e atij cikli ishte edhe Jose Mourinho. Në një intervistë me “Marca”-n, portugezi kujtoi emocionet që përjetoi në “Camp Nou”:
"Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që ndjemë në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë dhe që do të mbetet në kujtesën tonë përgjithmonë.
Nuk mund të kishte qenë më epike. Dueli në Milano ishte perfekt, dhe pastaj erdhi ndeshja në Camp Nou", përfundon ish-trajneri i zikaltërve. Tifozët e Interit shpresojnë të vuajnë më pak se në atë përballje, por edhe të shohin ekipin e Inzaghit duke ditur si të mbrohet ashtu siç bëri ai i Mou-së.