
Timber, Reijnders
Në prag të sfidës ndaj Feyenoord në Champions League, Milani merr një avantazh. Kapiteni i ekipit holandez, Quiten Timber është konfirmuar se ka pësuar një dëmtim.
23-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të tij dhe ka mbyllur përfundimisht sezonin. Tashmë Timber do t’i nënshrtohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për muajt e ardhshëm.
Holandezi do të vijojë fazën e tij të rehabilitimit duke shpresuar se do të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushën e lojës.
Poll