Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dembele një “magnet” rekordesh në Champions, goli përballë Bayernit hyn në librat e historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Dembele një “magnet” rekordesh në Champions, goli
Ousmane Dembele

I mjaftuan vetëm tre minuta për t’i dhënë epërsinë Paris Saint-Germain ndaj Bayern Munich, në kuadër të ndeshjes së kthimit për gjysmëfinalet në Champions League, e cila po luhet momentalisht në stadiumin “Allianz Arena”, e ku francezët po kryesojnë minimalisht 1-0, në sajë të sulmuesit.

Dembele ishte në pozicionin e duhur kur Kvaratskhelia e gjeti saktë në një aksion vrastar që solli dhe thyerjen e ekuilibrave që në startin e kësaj sfide.

Një gol “anormal”, jo vetëm për vlerat e një kualifikimi në finalen e madhe drejt Budapestit, por edhe për faktin se fituesi i Topit të Artë ka hyrë tashmë në librat e historisë së këtij kompeticioni. Falë këtij goli të shënuar, 28-vjeçari renditet i 3-ti krahas lojtarëve që kanë shënuar golat më të shpejtë sa i përket gjysmëfinaleve.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Interit në golin që i shënoi Barcelonës pas vetëm 30 sekondash edicionin e kaluar, ndërsa në të dytin është mesfushori i Napolit, Kevin De Bruyne, i cili shënoi në harkun e 1 minuti dhe 34 sekondave, kur luante për Manchester Cityn dhe kishte përballë Real Madridin në sezonin 2021-22.

 

Poll

Lexo gjithashtu