
Pas 338 ndeshjeve si profesionist, Declan Rice nuk kishte shënuar kurrë nga një goditje dënimi. Në të 339 prezenc, ai shënoi dy herë.
Kundër Real Madrid, një faqe historie për mesfushorin e Arsenalit, protagonistin absolut të 3-0, me të cilin “Topçinjtë” mposhtën “Galaktikët” në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League në “Emirates Stadium”.
Në minutën e 58-të në versionin “alla Roberto Carlos” mundi Courtois me një trajektore të përsosur.
Dymbëdhjetë minuta më vonë, skenari u përsërit, por kësja radhe në këndin e kundërt, me të cilën 26-vjeçari u bë lojtari i parë në historinë e Champions League që shënon dy gola nga goditjet e lira në një ndeshje me eliminim direkt.
Poll