Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

City i tij shpërdoroi nga 3-0 në 3-3, Pep Guardiola: Ndeshja u vendos nga episodet

Shkruar nga NEWSPORT
City i tij shpërdoroi nga 3-0 në 3-3, Pep Guardiola: Ndeshja u vendos
Pep Guardiola

Manchester City mori një barazim të hidhur në shtëpi përballë Feyenoord. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League përfundoi 3-3, por vlen të theksohet se City ishte në avantazh 3-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

“Ishin 3 episode që vendosën ndeshjen. Është e vështirë të zgjidhësh problemet tani, por ne dhamë gjithçka, por s’bëmë mjaftueshëm siç shihet. Goli i dytë, u godit në shtyllë, lojtari ishte aty e shtyu.  Ne luajtëm një lojë të mirë, por duhet të përmirësohemi pasi nuk menaxhuam mirë minutat e fundit.

Ndeshja e fundit humbja 4-0 kundër Tottenham ishte dëshpëruese gjithashtu. Njerëzit vijnë këtu për të parë ekipin të fitojë, jo për të kujtuar të shkuarën. Kemi edhe 3 ditë për të përgatitur ndeshjen e radhës, do të shohim përpara.

Sfida e sotme ishte e mirë, i ndëshkuam në momentin më të mirë, skuadra bëri mirë. Por ekipi mesa duket s’bëri mjaftueshëm. Duhet të përmirësohemi për të shmangur ato lloji gabimesh që bëmë sot. Je 15 minuta nga fundi, je duke fituar 3-0, gjithçka ishte perfekte, por u përkeqësua.

Gvardiol? Ai është shumë i ri, do të mësojë. Ai është një nga më të mirët që kam dhe sot ishte më i miri në fushë.

Loja nuk ishte në rrezik kur hoqa Ake nga loja. Ishin edhe 20 minuta lojë dhe Gundogan po mbante mirë mesfushën dhe po kthehej pas. Nuk e mendova që ndeshja ishte në rrezik. Zëvendësimet i bëra pasi loja ishte në moment të mirë, nuk ndjeva ndonjë rrezik.

Në vitet e fundit ne gjithmonë kemi gjetur mënyrën për të fituar ndeshjet. Ne kemi qenë në fitore 3-0 edhe më para, nuk kemi shënuar të katërtin, por asgjë nuk ndodhte”, tha Guardiola pas sfidës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga