Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“City duhet admiruar për vitet e tyre të fundit” Motta: Të mbrohemi dhe të zotërojmë topin

Shkruar nga NEWSPORT
“City duhet admiruar për vitet e tyre të fundit” Motta:
Thiago Motta

Juventus dhe Manchester City do të përballen mbrëmjen e nesërme në 21:00 në javën e gjashtë të Champions League. Të dyja skuadrat nuk janë aspak në formën e tyre më të mirë dhe kjo përballje është një shans për t’u rikthyer në rrugën e fitores.

Në prag të Juventus-Manchester City, tekniku i bardhezinjve Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp duke analizuar ndeshjen e nesërme.

“Nesër përballemi me një ekip me karakteristika specifike, duhet të jemi gati të mbrohemi mirë kur ata të na sulmojnë dhe të luajmë me cilësi kur të zotërojmë topin.

Jam i lumtur për lojtarët që do kthehen nga dëmtimet (Douglas Luiz dhe Mckennie), ata janë të parët që nuk janë të lumtur kur nuk luajnë. Rasti i Douglas Luiz duhet parë mirë sepse ka kaluar shumë kohë nga ndeshja e tij e fundit.”

KUNDËRSHTARI – “Nuk mund të gjykoj situatën e tyre aktuale, admiroj vetëm atë që Manchester City ka bërë vitet e fundit. Ata kanë treguar vlerë të madhe, kanë fituar Championsin, Botërorin e Klubeve dhe Premier League 4 herë radhazi.” – shprehet Motta.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga