Sonte do të nis java e 5-të në Champions League, teksa do të zhvillohen ndeshje me histori dhe “aromë” titujsh. Barcelona do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Chelsea-t në Londër, Juventusin e pret i ftohti ekstrem në Norvegji kundrejt Bodo/Glimt.
“Zonja e Vjetër” ende nuk e ka marrë fitoren e parë këtë sezoon në Champions. Manchester City dhe sulmuesi Erling Haaland do kërkojnë “shpagim” pas humbjes së papritur në Premier League kundër Newcastle, ndërsa përballen me Leverkusen.
Duel interesantë në “letër” është edhe Dortmund – Villareal. Napoli pret Qarabag, takim i “hekurt” Marseille – Neëcastle, pa anashkaluar sfidat Ajax – Benfica, Galatasaray – Royale Union dhe Slavia Prague – Athletic Bilbao.
