
Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League. 9 ndeshje do të luhen në 2 orare të ndryshme, teksa në fushë do të zbresin edhe disa nga futbollistët e Kombëtares tonë, si Arbër Hoxha, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani apo dhe Granit Xhaka.
Gjithçka do të ngre siparin e mbrëmjes së sotme duelet mes Dinamo Zagreb dhe Kelt në orën 18:45, teksa paralelisht do të luhet edhe përballja Girona – Liverpool. Ndërkohë në orën 21:00 do të sfidohen mes tyre 14 skuadra.
Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Real Madrid, ndërsa Bayer Leverkusen do të sfidohejë Interin e Kristjan Asllanit. Paralelisht do të luhet edhe Brest – PSV, Club Bruge – Sporting, Leipzig – Aston Villa, Salzburg – PSG dhe Shakhtar Donetsk – Bayern Munich.
