
Numërimi mbrapsht po mbaron. Super-sfida midis Interit dhe Paris Saint-Germain është gati të zhvillohet. Në orën 21:00 në “Allianz Arena” në Mynih, skuadra e Simone Inzaghit do të luajë në Champions League kundër PSG-së së Luis Enriques.
Dhe pikërisht për këtë sfidë, trajneri i Comos, Cesc Fabregas, foli në një intervistë me “DAZN Football”: "Dy ekipe me stile të ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Interi ka luajtur me të njëjtët lojtarë për disa vite, ata kanë përvojë dhe fizikalitet.
Për më tepër, është finalja e tyre e dytë në tre sezone. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Interin. Por PSG është një ekip shumë i kompletuar që pati një gjysmë të dytë fantastike të sezonit. Për mua përfundon 2-1”.