
Ndër lojtarët më në formë të Interit është Yann Bisseck, i cili shënoi dje në ndeshjen e ligës kundër Cagliarit me golin që vulosi rezultatin për finalen 3-1 dhe është gati të sfidojë Bayern Munich në “San Siro”.
Vetë lojtari foli për “Sportmediaset”
“Kampionati? Qëllimi ishte fitorja, ia dolëm. Ne dolëm në fushë shumë të përqendruar, e dinim që Cagliari është shumë i fortë në kundërsulm dhe duhej të qëndronim shumë të fokusuar. Ne i bëmë gjërat tona shumë mirë. Nuk mendojmë për Napolin, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjë".
“Bayern? Ata janë shumë të fortë, ne luajtëm një ndeshje të mirë në ndeshjen e parë dhe mendoj se ndeshja e kthimit në stadiumin tonë do të jetë e vështirë për ta, por edhe për ne”, tha Bisseck