
PSG-ja u mposht në shtëpi nga skuadra e Barcelonës, me katalanasit që triumfuan 3-2 ndaj parizienëve. Në këtë mënyrë skuadar e Xavi Hernandez hedh një hap drejt gjysmëfinales, teksa kjo është një humbje që mund të t’iu kushtojë n francezve.
Pas kësaj disfate Luis Enrique nuk e bën dramë, ndërsa thekson se skuadra e tij do të tentojë fitoren dhe kualiifkikim në sfidën e kthimit. Sipas tij gjithçka ështe e hapur dhe se duhen edhe 90-të minuta për të vendosur skuadrën që kalon në fazën tjetër.
“Është e qartë se nuk mund të jesh i kënaqur kur humb. Por, mendoj se e bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Na u komplikua jeta qysh në fillim, në atë pjesë të lojës nuk kemi luajtur mirë. Më pas shkuam 2:1, shtylla tek 2:2 dhe më pas 2:3 për ta… .
Loja është e hapur, do të shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë dhe ambicie, për ne do të jetë si një finale. Kam besim në skuadrën time, kemi aspekte pozitive për të provuar që ta përmbysim rezultatin. Duhet gjithmonë që të mundohemi ta japim maksimumin në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Championsit, e dimë se mund të fitojmë dhe kjo është ajo që do të shkojmë atje për ta bërë”, ka përfunduar spanjolli.