Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Bellingham “hipotekoi” fitoren me Dortmund, por tregohet mirënjohës: Ishte ekipi më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Bellingham “hipotekoi” fitoren me Dortmund, por tregohet
 

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2 me 0 në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Pas ndeshjes foli Jude Bellingham, që ishte dhe protagonist. Ish-lojtari i Dortmund asistoi golin e dytë në favor të Realit duke hipotekuar fitoren.

“Isha mirë deri në momentin që pashë fytyrat e babait dhe të nënës. Aty e kuptova sa special është ky moment. Të shikoj vëllanë tim të vogël aty, për të cilin dua të jem një shembull. Nuk e shpreh dot me fjalë. Është nata më e bukur e jetës sime.

Dua të jem i sinqertë, Dortmundi ishte ekipi më i mirë në pjesën e parë. Ata mund të shënonin dy ose 3 gola. Por ai karakteri jonë, bëri që të fitonin trofeun. Respekt i madh për të dy klubet. Klubi në të cilin jam tani është kaq i veçantë për mua. Klubi i vjetër gjithashtu, nuk do të ishte e mundur pa ta të isha këtu. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës dhe do të kem gjithmonë respekt për atë që ai klub bëri më mua”, u shpreh Bellingham.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga