Reali ka një ndeshje të rëndësishme kundër Liverpool mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve. Në konferencën për shtyp ka folur Jude Bellingham.
Futbollisti anglez ishte një lojtar kyç në dopietën e titujve të vitit të kaluar të ‘Los Galacticos’. 21 vjeçari që kur ka ardhur Mbappe nuk ka qenë kaq efektiv dhe ka folur dhe rreth francezit.
“Përshtatja me Mbappe ka qenë si çdo tjetër. Kjo lëvizje ndryshon pak dinamikën, qasjen në lojë dhe stilin.
Unë kam treguar se mund të luajë në shumë pozicione. Në fakt, preferoj të jem pak më i avancuar.
Unë u bashkova me Benzeman vitin e kaluar, por ai iku. Kishte një boshllëk. Këtë vit atë hapësirë e kemi kompensuar me një nga lojtarët më të mirë të kësaj gjenerate.
Roli im do të ndryshojë dhe unë jam i gatshëm t’a bëj.”, u shpreh Bellingham.
21 vjeçari vjet përjetojë momente kulmore të karrierës, por këtë edicion duket larg atij ‘Belli-gol’ që nuk rreshtë së shënuari.