
Inter - Bayern Munich (2022)
Bayern Munich dhe Inter do të përballen këtë të martë për të luajtur ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, nis në orën 21:00.
Bavarezët vijnë në këtë ndeshje me shumë mungesa të rëndësishme, ku mund të përmenden Coman, Upamecano, Davies, Neuer apo Jamal Musiala. Por e shkuara mes këtyre dy ekipeve, favorizon ekipin gjerman.
Në 9 ndeshje të zhvilluara më parë mes Bayernit dhe Interit, gjermanët kanë triumfuar 5 herë. Ndërkohë që 3 ndeshje kanë përfunduar me fitoren e Inter dhe 1 prej këtyre sfidave është mbyllur në barazim.
Poll