
Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00 zbresin në fushë për javën e 2-të të Champions League PSG kampione. Të besuarit e Luis Enrique janë gati të “përplasin brirët” me një rival të drejtpërdrejtë, Barcelona e Hansi Flick.
Në mungesë të Dembeles, Doue, Kvaratskhelia apo Marquinhos, trajneri iberikas i Parisit ka sajuar formacionin bazë me “kalamanjë” si Mbaye apo Mayulu. Te Barça janë nga minuta e parë Lamine Yamal, Olmo, Rashford dhe Torres, ndërsa në sol gjendet Lewandowski.
Duel interesant është parashikuar mes Villarreal dhe Juventus. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” Igor Tudor ende nuk i beson Edon Zhegrovës, duke e lënë në stol, sikurse Vlahovic. Në majë të sulmit shfaqet David, i mbështetur nga Koopmeiners dhe Yildiz.
Në takimet e tjera, Arsenali nuk pritet të ketë probleme kundër Olympiacos. Sfidë e “dyluftuara” do të jetë edhe në “Signal Iduna Park” ndërmjet Dortmund – Bilbao.
Erling Haaland do ketë shansin të përjetoi një natë “magjike” në Champions ndaj Monaco-s. Napoli pas disfatës me Milanin, kërkon “hakmarrjen” karshi Sporting Lisbonë. Me më pak interes pritet Bayer Leverkusen – PSV në “BayArena”.






